Home / Aktualitet / Bayern Munich eleminohet nga Champions League, PSG dhe Chelsea në gjysëmfinale

Bayern Munich eleminohet nga Champions League, PSG dhe Chelsea në gjysëmfinale

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, gjermanët e Bayernit të Mynihut i dhanë fund aventurës këtë sezon, pasi u eliminuan në çerekfinale nga francezët e Paris Saint Germain, ndaj të cilëve fituan finalen e sezonit të kaluar.

Francezët triumfuan me shifrat 2-3 një javë më parë në “Allianz Stadium”, ndërsa mbrëmjen e sotme në “Parkun e Princave” ishin bavarezët ata që fituan 0-1, por ky rezultat nuk u shërbeu të vijojnë në gjysmëfinale, pasi PSG u kualifikua falë shënimit të më shumë golave në fushën kundërshtare.

Skuadra e Hansi Flick shënoi golin e vetëm të takimit me sulmuesin Choupo-Motting, i cili ishte edhe ish-i i kësaj sfide, pasi një vit më parë vishte fanellën e PSG-së, ndërsa yjet e klubit francez si Neymar e Mbappe nuk arritën të lënë gjurmë.

Fitoi me rezultatin minimal 0-1 edhe Porto në transfertën londineze ndaj Chelsea-t, por ky sukses nuk mjaftoi për të vijuar më tej, pasi anglezët patën fituar me shifrat 0-2 një javë më parë në Portugali. Taremi shënoi golin e vetëm të portugezëve në “Stamford Bridge”.

Check Also

“Ka korrupsion”, Kryeministri Rama kritikon drejtuesit e Policisë

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot hapur drejtuesit e policisë në qarqe dhe madje i akuzoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =