Home / Aktualitet / Batuta me Majkon, Rama nuk harron Spiropalin: Elisës nuk i mbetet hatri

Batuta me Majkon, Rama nuk harron Spiropalin: Elisës nuk i mbetet hatri

Gjatë prezantimit të Pandeli Majkos, i cili renditet i 19-ti në qarkun e Tiranës, Rama shkëmbeu dhe batuta me socialistët.

Kryeministri u shpreh se shpreson që socialistëve të mos u mbetet hatri që përmend vetëm numrin e Pandit, teksa veçoi këtu Elisa Spiropalin.

“19 është një numër që unë e përmend se është numri i Pandit dhe objektivi ynë minimal në Tiranë. Jam i bindur që Pandi kur të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do flasë për teatrin e ri kombëtar njësoj si foli për stadiumin sot.

Këtë takim në kushte të pashtrënguara nga pandemia, pas 4 vitesh do e bëjmë te teatrit i ri. Për këto arsye numri 19 është i veçantë. Besoj nuk i vjen askujt keq, dhe Elisës nuk i mbetet hatri që përmend vetëm numrin 19. Faleminderit Pandi se kur e thua ti është më bindëse për elektoratin gri”, tha Rama.

Për këtë Spiropali vetëm buzëqeshi duke mos bërë asnjë reagim tjetër, teksa asaj ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve asaj nuk i është dhën fjala./Opinion.al

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − three =