Home / Kulture / Bashkim Shehu: Rrëfen ndryshimin e koncepteve para dhe pas dënimit të tij me burg

Bashkim Shehu: Rrëfen ndryshimin e koncepteve para dhe pas dënimit të tij me burg

Në kuadër të festivalit letrar Tirana gate u mbajt diskutimi “Identiteti dhe përktësia” me pjesëmarrjen e shkrimtares austriake Laura Fredenthaler fituese e çmimit europian të letërsisë dhe shkrimtarit shqiptar Bashkim Shehu, i cili u ndal te ndryshimi mes dy nocioneve.

Në ligjërimin publik  kur flitet për identitet kihet parasysh identiteti kombëtar e etnik. Natyrisht koncepti është më i gjerë por mendoj që identiteti dhe përkatësia janë dy koncepte të cilat kanë hapësirë semantike që mbivendosen njëra-tjetrës në masë të konsiderueshme. Jo gjithmonë identiteti është përkatësi. Përkatësia është identitet i lidhur me një grup dhe me angazhim shpirtërtor”, vëren Bashkim Shehu

Vetë perceptimi mes identitetit dhe përkatësisë kanë ndryshuar edhe në kohë.

Shehu thotë se “i adresohet kolektivit, grupit, identiteti në sociologjinë e sotme, nuk ka qenë kështu më përpara. Në vitet 1960 identiteti ka qenë autenticitet i individit. Kështu ishte edhe në vitet 1970. Në vitet 1980 unë i kalova në burg, kur dola nga burgu, has këtë gjënë tjetër, që kur flitej për identitet flitej për kombin, për etninë dhe fenë. Dmth ishte identiteti i grupit”.

Bashkim Shehu është një shkrimtar i njohur në vend, autor i një sërë veprash që i qasen kujtesës, të shkuarës dhe vetëdijes. Njëherësh ai ka sjellë në shqip letërsi të zgjedhur nga autorë spanjollë.

 

Check Also

Bota e shkrifët e Boris Vianit

Analizë e romanit “Shkuma e ditëve” Gjysma e parë e shekullit XX, në letërsi, karakterizohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =