Home / Aktualitet / Bashkia Fier: Ja kategoritë sociale të cilat do ndihmohen!

Bashkia Fier: Ja kategoritë sociale të cilat do ndihmohen!

Vladimir Muçaj

“Në vendimin e qeverisë përcaktohen edhe kategoritë që përfitojnë për dërgimin e pagesave mujore, por edhe produkteve, ushqimore e joushqimore, minimale dhe barnave të rimbursueshme.
Kategorite e familjeve qe perfitojne shporta ushqimore falas:
a.Familjet/individët në nevojë, të cilët janë të pastrehë,
b. Familjet/individët që kanë humbur banesën për shkak të tërmetit,
c. Familjet/individët në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër përveç ndihmës ekonomike apo të cilët kanë mbi 5 anëtarë, 3 nga të cilët nën 18 vjeç,
d. Familjarë/individë në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike nga bashkitë, do të përfitojnë dërgimin e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore falas në shtëpi.
Kategotite e familjeve qe perfitojne sherbime:
a.Personat me aftësi të kufizuar dhe pensionistët, të cilët nuk kanë familjare në moshë aktive pune pranë njësisë administrative ku banojnë, do të përfitojnë asistencë sociale (shërbim në banesë të produkteve ushqimore dhe joushqimore) me pagesë të vetë individit.
Përfituesit ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, mbi moshën aktive të punës, të cilët nuk kanë familjare në moshë aktive punepranë njësisë ku banojnë,si dhe pensionistët,do të marrin pagesën mujore që përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale dhe sigurimeve shoqërore në banesë, nga posta shqiptare në bazë të listave të konfirmuara, sipas përcaktimeve të vendimit nr.236, datë 19.3.2020.
Për evidentimin e përfituesve sipas kësaj pike Posta Shqiptare bashkëpunon me komisionet e mbrojtjes civile në qark, në bashki, SHSSH, si dhe me ISSH.
Në rast mungese mjetesh transporti, Posta Shqiptare i adreson kërkesë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, i cili merr masat për përdorimin e mjeteve të FA për realizimin e kësaj detyre.
ç.Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar mbi moshën aktive të punës, si dhe pensionistët, të cilët nuk kanë familjare në moshë aktive pune, pranë njësisë ku banojnë, do të përfitojnë dërgimin e barnave të rimbursueshme dhe/ose me kërkesë, në shtëpi nga ekipet në terren duke bashkëpunuar me mjekun e familjes!..

Check Also

Studentët e Koresë së Jugut kthehen në shkollë, vendi raportoi dyfishin e rasteve të reja të regjistruara një ditë më parë

Më shumë se dy milion studentë u kthyen në shkollë në Korenë e Jugut të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − eleven =