Home / Aktualitet / Bashkia e Tiranës mbjell pemë në Astir, i emërton me emra heronjsh dhe personazhesh turq

Bashkia e Tiranës mbjell pemë në Astir, i emërton me emra heronjsh dhe personazhesh turq

Kryeministri, Edi Rama, ka forcuar më shumë marëdhëniet me Turqinë, shtet i cili ka investuar në Shqipëri, por ende nuk e dimë se çfarë do i japin në këmbim. Megjithatë, është krijuar një përshtypje se Turqisë, i intereson më shumë që të jetë prezente me kulturën e saj në Shqipëri, e kjo u pa kur u përfol se turqishtja do të futet në shkolla.

Së fundmi, duket se Turqia ka kërkuar që emrat e disa heronjve, apo persona të shquar të historisë së tyre të njihen nga qytetarët shqiptarë. Kjo është bërë në një lagje të Astirit, ku pas mbjelljes së disa pemëve në trotuarin që sapo është ndërtuar janë vënë emra heronjsh turq.

Videoja e mëposhtme është publikuar nga JOQ, ku një qytetar shprehet se është ndjerë i ofenduar nga kjo. Sipas tij, nuk ka pse shqiptarët të emërojnë pemët me emrat e turqve, pasi kanë vetë personazhe shumë të njohur.

Qytetari shkruan:

“Prsh JOQ! Kjo eshte e tepert! Se nuk na mjaftojne problemet e dites por sa here te kalojme duhet te kujtojme te vdekurit dhe per me teper Turq! Ne kemi heronjte tani! Ne Astir, rruga e re qe sapo eshte bere per cdo peme qe kane vene kane perkujtimore me emra Turq.”

 

 

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − three =