Home / Aktualitet / Bashkëshorti zbulon në mënyrë të çuditshme tradhtinë e gruas

Bashkëshorti zbulon në mënyrë të çuditshme tradhtinë e gruas

Një polic i SHBA-ve është divorcuar nga bashkëshortja e tij, pasi zbuloi se ajo ishte shoqëruar nga një burrë tjetër në trazirat pro-presidentit Donald Trump në Kongresin e SHBA.

Jennifer Heinl, gruaja e Michael Heinl, hetues i policisë së Shaler, ishte arrestuar dhe akuzuar për sulm në ndërtesën e Kongresit gjatë trazirave të 6 janarit, ku pesë njerez humbën jetën dhe mbi 100 u plagosën.

Qindra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump bastisën ndërtesën e Capitol në protestë ndaj humbjes së zgjedhjeve nga republikani. Ata u përleshën me policinë në korridore çka shkaktoi shtyrjen për disa orë të certifikimit të fitores së kandidatit demokrat Joe Biden.

Heinl, nga Pennsylvania, ishte një nga mbështetëset e Trump që mori pjesë në trazira.

FBI tha se 55-vjeçarja ishte pikasur brenda ndërtesës me një tjetër protestues Kenneth Grayson, i cili jeton në Bridgeville, Pennsylvania.

Ky i fundit mbante veshur një bluzë me simbolin e grupit anti-stabiliment Qanon dhe po transmetonte direkt në rrjet pamjet e protestës.

Jennifer u arrestua së fundmi duke u akuzuar për sjellje anarkike dhe hyrje me dhunë.

Ndërsa bashkëshorti i Jennifer, Michael Heinl, ka kërkuar divorcin prej saj në shkurt, një muaj pas trazirave në Capitol.

Michael, një detektiv i njohur në Pittsburgh, drejton grupin e reagimit të armatosur SWAT në një zonë të Pittsburgh.

Heinl tha pas arrestimit se ishte takuar me Grayson pranë Shtëpisë së Bardhë por ai u identifikua nga disa përdorus të Facebook që po ndiqnin transmetimin direkt të trazirave.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + seventeen =