Home / Aktualitet / Basha tregon ligjin e parë që do të miratojë nëse vjen në pushtet

Basha tregon ligjin e parë që do të miratojë nëse vjen në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për emisionin Ilva Now u shpreh se në momentin që PD do të vijë në pushtet, në qeverinë e tij do të ketë një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, prej nga ku do të nisë procesi për ndëshkimin e korrupsionit.

Sipas kryedemokratit Ligji antimafia do të bëjë të mundur kthimin e parave të vjedhura tek qytetarët shqiptar.

Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAJK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.

Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha kreu i PD.

I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, kryedemokrati tha se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë.

Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit.

Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun, ka të bëjë ne paratë e vjedhura nga shqiptarët. Gjykata do të marrë vendimin, por procesi do të nisë nga qeveria, me një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, hetimi do të bëhet nga prokuroria dhe gjykata do të marrë vendimin”, shpjegoi Basha.

Check Also

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë/ Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave

Tiranë më 1 12.2020 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =