Home / Aktualitet / Basha: Të gjithë drejt kutive të votimit, kjo është dita juaj!

Basha: Të gjithë drejt kutive të votimit, kjo është dita juaj!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndaluar dhe në Durrës këtë të Diel, nga ku u ka bërë qytetarëve apel për të votuar.

“Edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit”, tha Basha në një prononcim për gazetarët.

“Dimri po merr fund. Dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit. Ditë e bukur, Durrës i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur që na pret, sepse jemi bërë të gjithë bashkë, të gjithë drejt kutive të votimit. Askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë miqtë, të marrë shokët, drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj”, shtoi ai.

 

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =