Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm duke sulmuar ashpër kryeministrin Rama dhe qeverisjen 8-vjeçare socialiste. Përmes një postimi në facebook Basha shprehet se pas 8 vitesh dështime Rama ende flet për atë që do të bëjë, ndërkohë që ai nuk mund të zgjidhë asgjë. Bassha shprehet se më 25 Prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.
Postimi i plotë i Bashës: Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.