Home / Aktualitet / Basha/ S’ju garantoj se do bëj mrekulli, por qeveri që punon për qytetarët

Basha/ S’ju garantoj se do bëj mrekulli, por qeveri që punon për qytetarët

Teksa kanë mbetur dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka vijuar takimet me qytetarët, duke prezantuar programin e Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton”.

Gjatë takimit me një biznes në Durrës, Basha tha se pas 25 prillit qytetarët do të kenë një qeveria e cila do të punojë për shqiptarët, dhe jo vetëm për një grusht njerëzish të cilët ai i quajti ortakë të Edi Ramës.

“Shoqëria nuk mund të ecë para nëse secili nuk bën punën e vet. Ka 8 vite që qeveria nuk bën punën e vet. Siç ka ngel linja jote ka ngelur gjithë Shqipëria me përjashtim të një grupi njerëzish që janë ortakë të Edi Ramës, jetojnë si sheikë. Faturën e korrupsionit dhe dështimit të tyre e paguan ti. Duhet liberalizimi i tregut real të energjisë. Do të kesh më shumë kursime do të kesh më shumë para, do të kesh ndihmë për trajnimin e punonjësve nga shteti. Unë nuk premtoj se do të bëj gjëra si në Gjermani, por do të bëj ato që bën Maqedonia e Veriut për të ndihmuar qytetarët.

Juve ju kanë nxjerrë jashtë, prandaj kanë arritur në këtë pikë Shqipëria se kryeministri është ortak me një grup biznesmenësh që populli i njeh si oligarkë. Kemi një qeveri që nuk ka menduar asnjë ditë për njerëzit, por vetëm për veten e vet. Nuk ju garantoj se do të bëj mrekulli, por Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ecë para. Qeveria do të punojë për ju do të punojë për njerëzit”- tha Basha.

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =