Home / Aktualitet / Basha publikon videon dhe ka një mesazh për shqiptarët: Për 8 vite Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim…

Basha publikon videon dhe ka një mesazh për shqiptarët: Për 8 vite Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video të publikuar në Facebook  shprehet se gjatë tetë viteve në pushtet Edi Rama ka dështuar dhe ka ardhur koha që të largohet.

Basha shprehet se është koha që të sjellim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi se nëse qeverisja e PD i përmbush angazhimet ndaj qytetarëve, nuk do të kërkojë një mandat tjetër.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet dështime.

Shqipëria ka mbetur në vend numëro.

Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe.

Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet.

Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë.

Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën!

Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − one =