Home / Aktualitet / Basha premton hapjen e negociatave me BE-në brenda 100 ditëve

Basha premton hapjen e negociatave me BE-në brenda 100 ditëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar se nëse ai vjen në pushtet do të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi me të rinj, lideri i PD kujtoi edhe kohën kur premtoi heqjen e vizave, dhe kjo sipas tij është garanci që do hapen negociatat.

“Në të gjithë vendin socialistët po bashkohen me ne, sepse ne jemi ndryshimi. Qeveria e re, nuk do të ndajë në dysh shqiptarët, por do i bashkojë. Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat. Do i hapim dhe më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kemi qenë në Kavajë e kam thënë do të heqim vizat, nuk ka qenë ky reagim, ra heshtja, disa ulën kokat.

Ja ku jemi, për këtë merita është e çdo shqiptari, në veçanti të atyre që bëjnë realitet fjalët e dhëna. 150 kushte kishim dhe i plotësuam në kohë rekord sepse e dinim ça peshe e rëndë ishte. A ka nënë shqiptare që nuk i dhemb që nuk ka fëmijët pranë“, tha Basha.

Por premtimi për hapje negociatash duket disi kontradiktor, për vetë ecurinë që ka patur ky proces. Kujtojmë se ministrat e jashtëm të BE i kanë dhënë dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =