Home / Aktualitet / Basha: Ora po vjen, dita po afron, asgjë nuk e ndal ndryshimin

Basha: Ora po vjen, dita po afron, asgjë nuk e ndal ndryshimin

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, tha se ora po afron, dita po afron, së bashku sjellim ndryshimin.

“Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill!”, iu drejtua Basha mbështetëse që organizuan një miting.

Mesazhi nga Lulzim Basha

Kudo që shkoj them: zonja dhe zotërinj, këtu është familja ku unë kam nisur jetën time politike dhe dua t’ju them vëllezër dhe motra. Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme!

Si përherë më bëni të ndihem ashtu siç jam në shtëpinë time. Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj.

Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrën e çdo shqiptari! Dhe me ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju fitoni!

 

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − two =