Home / Aktualitet / Basha nuk pranon t’i njoh zgjedhjet, Rama e fton në bashkëqeverisje

Basha nuk pranon t’i njoh zgjedhjet, Rama e fton në bashkëqeverisje

Kryeminsitri Edi Rama fton përsëri Partinë Demokratike për një bashkëpunim në qeverinë e mandatit të tretë. Rama ironizon Lulzim Bashën duke e quajtur humbës, por ia përsërit atij ftesën për bashkëpunim.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kryeministri zbulon dhe fokusin e qeverisë së re, për ndryshimin e Shqipërisë.

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =