Home / Aktualitet / Basha me sheshin plot, Rama nga ana tjetër merr vendimin e papritur

Basha me sheshin plot, Rama nga ana tjetër merr vendimin e papritur

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla janë dy personat e vetëm që priten të flasin ditën e sotme në takimin për nisjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Mësohet se kryeministri do të bëjë një prezantim të shkurtër për të gjithë kandidatët për deputetë në listat e PS-së në tëe gjitha qarqet.

Ndryshe nga Partia Demokratike, mbështetësit e së cilës kanë mbushur sheshin Nënë Tereza, në ceremoninë e nisjes së fushatës të PS-së nuk do lejohen qytetarët.

“Në sheshin Skënderbej janë duke u finalizuar gjërat e fundit. Për pak minuta pritet të mbërrijnë kryeministri dhe të gjithë kandidatët për 25 prill. Të gjithë punonjësit janë duke u marrë me detajet e fundit. Ndryshe nga PD-ja që ka thirrur simpatizantët e saj, në perimetrin e të gjithë sheshit Skënderbej nuk lejohet të futet asnjë qytetar.

Pritet të flasë kryeministri që do bëjë prezantimin e kandidatëve. Pritet të flasë edhe Taulant Balla dhe do të jetë një prezantim i shkurtër i të gjithë kandidatëve”

Check Also

Kurti: Me këta të tre ia hapim rrugën VETËVENDOSJE-s në Shqipëri

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit: Për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun: Të dashur Boiken, Iliaz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =