Home / Aktualitet / Basha mbledh të gjithë drejtuesit politik

Basha mbledh të gjithë drejtuesit politik

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit po shkon drejt fundit, kreu demokrat Lulzim Basha, duket se ka nisur edhe lëvizjet e para, në një kohë kur PD, sipas të dhënave nga KQZ, ndodhet në kuotën e 59 mandateve.

Mësohet se Basha po takohet me drejtuesit e Qarqeve në takime individuale. Burime brenda PD shprehen se çdo drejtuesi qarku i është kërkuar plotësimi i një dosjeje të plotë me çdo parregullsi të faktuar, para datës së zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve, dhe gjatë numurimit.

Duket se demokratët do të nisin një betejë ligjore duke denoncuar dhe depozituar në SPAK çdo provë që kanë lidhur me procesin zgjedhor, veçanërisht rastet e shit-blerjes së votave apo tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve përmes presioneve.

Mësohet se një dosje e plotë me çdo parregullsi që mund të ketë ndikuar në procesin zgjedhor dhe tjetërsimin e votës, do t´i vihet në dispozicion jo vetëm diplomatëve në Tiranë, por edhe kancelarive ndërkombëtare.

Këto pritet të jenë hapat e parë që pritet të ndërmerren nga drejtuesit demokratë, ndërsa burime nga PD konfirmojnë se do të ketë edhe një analizë lidhur me atë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit, ku pritshmëritë për fitimin e tyre ishin të larta.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 17 =