Home / Lajmi Fundit / Basha mbledh Kryesinë e PD, ja 4 pikat që diskutohen

Basha mbledh Kryesinë e PD, ja 4 pikat që diskutohen

Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18:00 Kryesinë e saj, e cila do të shqyrtojë katër pika.

Kryesia pritet të diskutojë mbi përmbledhjen e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit, ndryshimet në Statutin e partisë, miratimin e urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimi i Kryetarit për listën që ai propozon për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

PD, më herët, u ka kërkuar degëve të saj në të gjitha qarqet për të plotësuar një formular në lidhje me atë çka ata e cilësojnë si “masakër zgjedhore”.

Një ditë më parë u mblodh Komisioni Statutor, ku u miratuan propozimet e kryetarit Lulzim Basha për ndryshime statutore.

Ndërkohë që të shtunën, Kuvendi Kombëtar krahas votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar, do të votojë edhe për nryshimet statutore.

Check Also

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20 vjeçari në Kukës

Ditën e sotme Policia Kufitare në Kukës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − fourteen =