Home / Aktualitet / Basha i drejtohet me një mesazh shqiptarëve: Më mbështesni me vote, të bëjmë realitet imagjinatën

Basha i drejtohet me një mesazh shqiptarëve: Më mbështesni me vote, të bëjmë realitet imagjinatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të dielë ka kërkuar nga shqiptarët që ta mbështesin për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin social, thekson se ka shumë gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, por ka dhe shumë e shumë të tjera të cilat është e mundur që të bëhen realitet.

“Besojeni!

Mbylli sytë dhe imagjino

Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës

Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.

Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.

Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!

Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!

Krijimi i vendeve të punës është i mundur!

Futja në Bashkimin Europian është e mundur!

Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill” ka thënë në videomesazhin e tij Basha.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − one =