Home / Aktualitet / Basha: Fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim

Basha: Fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

Teksa mbështetësit e prisnin me breshërima “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja ishte e qartë për popullin shqiptar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit do ta mbyllin me sukses këtë proces. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, tha Basha.

Check Also

“Ka korrupsion”, Kryeministri Rama kritikon drejtuesit e Policisë

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot hapur drejtuesit e policisë në qarqe dhe madje i akuzoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 10 =