Home / Aktualitet / Basha firmos marrëveshjen me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve

Basha firmos marrëveshjen me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve.

Basha e konsideroi sektorin e fasonerisë tepër të rëndësishëm dhe që është zhvilluar shumë në 30 vitet e fundit. Lidhur me politikat e ndjekura nga qeveria Rama për këtë sektor, kryetari i PD tha se vendimi për taksën progresive ishte shmë i gabuar dhe se ka dëmtuar shumë këtë sektor.

”Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju”- tha Basha.

Në takimin e zhvilluar me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, kryetari i PD, ka firmosur një marrëveshje ku zotohej se në fund të mandatit të qeverisë së tij, do të bënte të mundur që paga minimale e punonjësve të fasonerive të ishte 400 euro.

“Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro”
Ai shtoi se do të përmirësonte kushtet e të bërit biznes në Shqipëri dhe se do të hiqte taksat që dëmtonin fasoneritë.

“Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj”- tha Basha.

 

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + nine =