Home / Aktualitet / Basha citon raportin e Europol: Rama dështoi në luftën kundër drogës

Basha citon raportin e Europol: Rama dështoi në luftën kundër drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pubikon rezultatet një raporti të Europol, sipas të cilit Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

Përmes një postimi në Instagram, Basha shprehet se, edhe pse e ka quajtur një histori suksesi betejën kundër drogës, raporti më i fundit i policisë europiane e hedh poshtë. Kreu i opozitës shprehet se Rama ka dështuar në luftën kundër drogës.

Sipas Europolit, 40 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE merren me tregtimin e lëndëve narkotike.

Produkti ilegal më i përhapur mbetet kanabisi, që në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht me rrugë detare drejt Italisë.

60 për qind e krimit të organizuar e kryen aktivitetin duke përdorur dhunën dhe po aq, korrupsionin, ryshfetin e thjeshtë deri te skemat e sofistikuara miliona-dollarëshe.

Catherine De Bolle, drejtueses së Europolit, tha se raporti i vitit 2021 tregon se të dy këta indikatorë po vijnë duke u përkeqësuar.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 8 =