Home / Aktualitet / Basha apel të rinjve: Më 25 prill votoni ndryshimin, boll me mekanizmat e ndryshkur të Ramës

Basha apel të rinjve: Më 25 prill votoni ndryshimin, boll me mekanizmat e ndryshkur të Ramës

Gjatë fushatës së tij në Qarkun e Shkodrës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar me disa të rinj shkodran të cilët e kanë pritur tek Ura e Bunës.

Basha tha se Ura e Bunës është vepër infrastrukturore që e bën të ndihet krenar për pjesën që pati në projektimin e saj. Ai tha se ura është projektuar jo vetëm t’u përgjigjej nevojave të shkodranëve, por edhe vizionit të Partisë Demokratike që kishte për Shkodrën turistike.

“Jam në një vepër infrastrukturore në të cilën e them me krenari, kam patur mundësinë të jem pjesë e këtij projektimi të kësaj vepre. Ishte konceptuar si një zëvendësim i urës së vjetër, por në ato vite për ne ishte shumë e rëndësishme që çdo vepër që do të ndërtonim mos të ndërtohej sot për nesër, por të ndërtohej për perspektivën dhe për të ardhmen. Pra, e mbaj mend i kërkuam projektuesve të siguronin që ura që do të ndërtonin jo vetëm t’i përgjigjej nevojave dhe projeksionit të nevojave të trafikut rrugor, por po kështu vizionit tonë për Shkodrën”, tha Basha.

Ai tha se ky vizion parashikon që ky liqen që shtrihet përtej nesh dhe që lidhet me lumin e Bunës me detin përbëjnë një pasuri të vërtet jo thjeshtë natyrore, por edhe turistike siç është unike për Shkodrën dhe shkodranët prandaj dhe kjo pjesë e urës ku ndodhemi është projektuar si një mekanizëm që hapet.

“Ajo platformë për këdo që nuk e di është pjesë e mekanizmit të hapjes së urës në mënyrë që të lundronin anijet turistike, jahtet turistike madje edhe veljerët që janë me vela kishin mundësi të futeshin për në liqen e të dilnin nga liqeni i Shkodrës për tu futur në det.

Kjo është pjesa e historisë të bukur të dikurshme. Qëkur ka mbaruar, në fund të qeverisjes sonë, e deri më sot në dijeninë time zonja kryetare mekanizmi nuk është hap asnjëherë madje është ndryshkur siç është ndryshkur dhe siç ka ngecur në vend e gjithçka në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama në këto tetë vite”, tha Basha.

Ai shtoi se ekonomia, arsimi, shëndetësia, turizmi, mjedisi, kujdesi për prindërit tanë, rrogat, pensionet, të gjitha kanë ngecur në vend.

“Të vetmet gjëra që kanë shkuar lart janë çmimet, janë kostoja e jetesës dhe numri i te rinjve që largohen nga Shqipëria.

Me dy fjalë ajo që do të bëjmë së bashku me 25 prill është që do ta ç ‘bllokojmë këtë mekanizëm.

Me votën tuaj do ta ç’bllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur, do sjellim ndryshimin dhe se kam fjalën vetëm për mekanizmin e kësaj ure se edhe këtë mekanizëm do të ç’bllokojmë por për të ç’bllokuar dhe për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare, duhet që me 25 prill, rinia e Shkodrës, rinia e gjithë Shqipërisë t’i prijë ndryshimit, me pjesëmarrje, me votë masive për ndryshim”, tha kreu demokrat.

Check Also

Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të…

Gratë që mundohen shumë që të mbajnë një gjumë të pandërprerë gjatë gjithë natës kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − one =