Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Basha është ndalur tek ekonomia e vendit, për të cilën tha se është në ditët më të këqia.
Kreu i PD-së theksoi se nëse do të ishte zbatuar programi i opozitës, situata ekonomike nuk do të ishte në këtë gjendje, por sipas tij Rama e ka mendjen vetëm tek vjedhja.
“Nëse do ishte zbatuar palni ynë nuk do ishte kjo gjendje. Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm, që mendon vetëm për të vjedhur.
E vetmja gjë që nuk ndalet është vjedhja.
Më thoni një vend që gjatë kulmit të pandemisë e ka mendjen për të vjedhur me tendera sekret. Më thoni një vend që pas një tërmeti tragjik, e ka mendjen të vjedhin me tendera.
Plani që kemi propozuar është plani që do ta zbatonim po të ishim në qeverisje”-tha ndër të tjera Lulzim Basha./ CNA.al