Home / Aktualitet / Bardh Spahia nxjerr fotot: Radhë para spitalit, vazhdon rropatja

Bardh Spahia nxjerr fotot: Radhë para spitalit, vazhdon rropatja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar pamje nga spitali i Shkodrës, ku shfaqen me dhjetëra qytetarë që presin në radhë për të marrë shërbimin mjekësor. Spahia shkruan se kjo situatë është e tillë çdo ditë. Ish-deputeti thekson sekjo është shendetësis e rilindur e Edi Ramës, ndërsa kryeministri Rama prodhon video propagande.

“Kjo është shëndetësia e rilindur e Edi Ramës! Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.

Nuk është situatë e re, pasi konstatohet çdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.

Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata”, shkruan Spahia.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 13 =