Home / Aktualitet / Banorët protestojnë, IKMT vazhdon prishjet e ndërtimeve pa leje në Ksamil

Banorët protestojnë, IKMT vazhdon prishjet e ndërtimeve pa leje në Ksamil

IKMT ka ndërmarrë sot operacionin e koduar “Bregdeti ynë”, duke vijuar me prishjet e ndërtimeve të paligjshme në ditën e dytë në Ksamil.

Sipas burime nga drejtuesit e operacionit, sot është planifikuar prishja e 11 objekteve, pronarët e të cilëve janë lajmëruar. Kjo ndërhyrje mbështetet dhe nga INUV i Sarandës.

Ka filluar ndërhyrja në objektin e parë në hyrje të Ksamilit, te rruga “Peshkatari”. Hotel “Arjana” ka qenë objekti që ka filluar ta shmontojë vetë ndërtesën.

 

Një dhomë 12 metra katror që shërbente për magazinim të çarçafeve dhe peshqirave që përdoreshin në hotel.

 

Ky është objekti i dytë që prishet. Sipas banorëve, bëhet fjalë për një objekt që është bërë para 20 viteve. Këtë objekt e ka ndërtuar Maliq Zogaj, nga Berati i cili ka ardhur para 20 viteve në Ksamil.

Shumë banorë, që preken nga prishja e ndërtimeve pa leje, kanë kundërshtuar vendimin e IKMT-së, duke u shprehur se edhe policia serbe nuk do vepronte kështu. “Edhe policia e serbit nuk do vepronte kështu”, “Të jenë të gjithë të barabartë para ligjit”, “Po trajtohemi  jo si qytetar të Shqipërisë, por të dorës së dytë”, thanë disa nga banorët.

Një banor i Ksamilit deklaroi se njëherë e kanë prishur ndërtesën, e kanë copëtuar komplet dhe se është ndërtuar prapë. Ai shtoi se shteti është hedhur në gjyq për të mos prishur ndërtesën.

(Balkanweb)

Check Also

“Presim indicie nga SHBA”, Starova i kundërvihet SPAK-ut

Kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili ishte pjesë e koalicionit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 11 =