Home / Aktualitet / Banorët e Astirit rikthehen sërish në protestë/ “Veliaj na gënjeu, do shembë 300 shtëpi”

Banorët e Astirit rikthehen sërish në protestë/ “Veliaj na gënjeu, do shembë 300 shtëpi”

Banorët e zonës së Astirit janë rikthyer përsëri ditën e sotme në protestë. Pas disa muajsh pushim, banorët janë grumbulluar sërish në rrugë pas lajmit se do të prishen rreth 300 shtëpi në kuadër të devijimit shtratit të lumit ‘Lana’.

Banorët  pretendojnë se Bashkia e Tiranës i ka gënjyer, pasi theksojnë se iu kishte premtuar që do të kishte dëmshpërblim të njëjtë për të gjithë banorët, jo vetëm ata që kanë legalizime për shtëpitë e tyre.

Ata ngrenë akuzat pas këtij projekti qëndron biznesmeni Edmond Bego, i përfolur në media si miku i Taulant Ballës.

Nga devijimi mund të prishen rreth 300 shtëpi, jemi pro zhvillimit, por jo devijimit. Ky është një projekt vetëm për oligarkët. Na thanë se do dëmshpërblehemi, por s’na kanë dhënë gjë, kur do të na i japin paratë, ne smund të hidhemi në rrugë të madhe.

Nëse s’kanë fonde, mos të realizohet projekti, në sy të Bankës Europiane thanë se do të dëmshpërblehemi të gjithë, jo vetëm ata që kanë legalizime për shtëpitë e tyre. Nuk na informojnë sesi do jetë projekti përfundimtar, ka një devijim të projektit, pse duhet të prishen 300 shtëpi, dhe të mos prishen 40 që ishin në projektin fillestar”, deklaroi njëri prej banorëve./ CNA.al

Check Also

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet do të diplomojë vetëm infermierë

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 13 =