Home / Aktualitet / Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë

Kollosi i skenës shqiptare Robert Ndrenika, është vënë nën një sulm të shëmtuar nga mediat e PD dhe LSI, pse u shfaq në spotin e parë të fushatës së Partisë Socialiste. Kuptohet, prania e tij në spotin e PS-së është një goditje e fortë për opozitën, ndaj dhe balta që duan të hedhin ndaj tij, është e kuptueshme, por jo e pranueshme.

Robert Ndrenika ka bindjet e tij dhe është një qytetar i lirë, siç ka qenë edhe kur kandidoi dhe u bë deputet i PD-së, dhe që askush nuk e përgojoi. Apo dhe kur përplasej me PS-në dhe Erion Veliajn për çështjen e Teatrit Kombëtar. Dhe kur u bind se ai do të ndërtohej shumë më i mirë se çfarë ishte, u tërhoq në botën e tij, ndërkohë që vëllezërit Budina e Neritan Liçaj me shokë, e kthyen atë në një kauzë politike.

Edhe atëherë, ai që u sulmua ishte pikërisht Ndrenika, i cili luftoi për një Teatër më të mirë, jo vëllezërit Budina apo Liçaj, që Teatrin e kthyen në një kauzë për të hyrë në politikë. Këtë radhë madje, për ta banalizuar figurën e Ndrenikës, kanë arritur deri aty se ta krahasojnë me Ermal Mamaqin apo Çiljetën, pasi edhe këta të fundit kanë qenë me PD-në vite më parë, dhe sot bëjnë fushatë për PS-në.

Ata duan t’i imponojnë me zor shoqërisë, atë që ose je me ata dhe kundër Ramës, ose je i shitur, nëse bëhesh me Ramën. Alternativë tjetër nuk ka. Për ta modeli është Neritan Liçaj, që del e shan kundërshtarët me kuç e maç e kërcënon si një njeri i rëndomtë. Epo mos prisni nga një artist si Robert Ndrenika, të bjerë në nivelin e Neritanit. Dhe vazhdoni shajeni, se më shumë pikë i risni atij dhe më shumë vota i hiqni PD-së e LSI-së./Tema

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 7 =