Home / Aktualitet / Balliu: Përse duhet të paguajnë shqiptarët për tekat e Edi Ramës

Balliu: Përse duhet të paguajnë shqiptarët për tekat e Edi Ramës

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu  foli për Fax News TV lidhur me çështjet më të ‘nxehta’ në vend. Ai theksoi se sipas raportit të FMN, shqiptarët paguajnë më tepër taksa se qytetarët e tjerë Kosovë, apo Maqedoninë e Veriut dhe marrin më pak shërbime nga shteti. Kjo, sipas Balliut reflektohet dhe në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku rezulton se shqiptarët janë të vjedhur nga qeveria me heqje arbitrare nga puna dhe pagesat pas gjyqeve qe institucionet shtetërore kanë me të larguarit në mënyrë të padrejtë apo bizneset. Lidhur me integrimin në BE, Balliu tha se Rama nuk e do këtë gjë dhe se pa një drejtësi të plotë dhe funksionale nuk do të ketë çelje të negociatave. Për kaosin e krijuar nga pandemia dhe rastet e pacientëve që vetëvriten nëpër spitalet Covid, ish-deputeti theksoi se ministrja e Shëndetësisë duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

Balliu tha se për shkak se shumë qytetarë janë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë duke i zëvendësuar me militantë të partive, sipas raportit Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë shkak  janë rreth 600 milion borxhe të cilat duhet të paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Hapja e tenderave për rrugët nga ARRSH më 15 tetor, të cilat mund të quhen rrugë elektorale, sepse kjo qeveri nuk ka interes tek qytetarët por tek pushteti dhe tek paratë e tyre. Sipas këtij raporti, shqiptarët marrin më pak para se çdo qytetar tjetër në rajon, pavarësisht se shqiptarët  paguajnë më  shumë taksa se çdo tjetër në rajon. Përveç raportit të FMN, është edhe ai i Kontrollit i Lartë i Shtetit që vërteton se Shqipëria ka 600 milion borxh vetëm për vitin 2019, për shkak të se i ka hequr nga puna në formë të paligjshme, sepse ka bërë punësime elektorale duke përjashtuar ekspertët e vërtetë për të futur militantë të partisë. Po ashtu sipas raportit të KLSH kemi qindra miliona euro borxhe për shkak të arbitrazheve që qeveria i ka humbur këto gjyqe me biznesin dhe për këtë arsye qytetarët shqiptar duhet të paguajnë, si është dhe rastin e becchetit , që do humbin 110 milion euro, këto para që qeveria i ka dhënë sot qytetarët do ti paguajë me taksa, për gjyqin e humbur nga Edi Rama me becchettin, pasi atij nuk i pëlqente se çfarë thuhej në televizion. Nëse bëhet një krim ndaj buxhetit të shtetit KLSH të çon në prokurori, dhe prokuroria ju kërkon juve që të paguani. Përse duhet të paguajnë shqiptarët kur krimi është i Edi Ramës , le të marrin llogaritë bankare  vilat në Surrel,  dhe të gjithë nga Eron Veliaj e deputetët e tij që kanë marrë pjesë le ta paguajnë ata , -tha Balliu.

Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit ish-deputeti thotë se suksesi i qeverisë së ardhshme do të jetë ndëshkimi i personave në postet publike që kanë vjedhur qytetarëve, vetëm nëpërmjet një drejtësie të lirë dhe jo politike.

Jemi në prag të një rotacioni politik, por edhe të një vote popullore kundër kësaj qeverie dhe patjetër 26 prill me Partinë Demokratike në pushtet do të jetë fillimi i një sërë ndryshimesh për Shqipërinë  dhe qytetarët, duke filluar me ekonominë edhe me drejtësinë. Të gjitha këto krime që qeveria ka bërë meritojnë ndëshkim. Suksesi i qeverisë së ardhshme do të shihet nga ndëshkimet që do tu japi atyre personave që kanë vjedhur qytetarët. Padyshim nuk është qeveria, ministrat apo kryeministri që do ti dënojë por qeveria e ardhshme do të largojë duart e politikës nga drejtësia, që gjyqtarët të marrin frymë lehtë dhe të zbatojnë ligjin, pasi janë në një presion të vazhdueshëm”- theksoi ish-deputeti.

Lidhur me vendimin për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare nga ana e  BE-së, Ai tha se nuk do të ketë integrim pa ngritur institucionet e plota të drejtësisë ku ata që vjedhin qytetarët të ndëshkohen.

“Edi Rama nuk e do BE, një Shqipëri në BE është ajo që ka drejtësi, ku ka mirëqenie  dhe institucione të pavarura dhe ku cenohet fjala e lirë.  Ai nuk e do një Shqipëri të tillë, se nëse drejtësia Edi Rama nuk do të ishte kryeministër por do të ishte tek burgu “313”. Nëse do të ekzistonte fjala e lirë nuk të kërcënoheshin gazetarët. Nuk mund të ketë një integrim të plotë në Bashkimin Evropian, pa ngritur institucione të vërteta të drejtësisë, ku ata që vjedhin qytetarët të ndëshkohen para drejtësisë, ku njerëz që dëmtojnë Buxhetin e Shteti, dalin e thonë që nuk rriten dot pensionet. Si mund të rrisësh pensionet kur shkon në bën 20 milion euro 1 Kilometër rrugë. Si mund të rrisësh pensionet kur bën fushatë me helikopter si Olta xhaçka. Si mund të rrisësh pensionet kur një zyrë e një minstreshe të tij kushton 200 mijë euro për restaurim”.

Mbi situatën e rëndë të krijuar nga koronavirus dhe vetëvrasja e një tjetër pacienti në spitalin Covid 2, Balliu thotë se ministria duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

“Tek ne nuk ka testime mjaftueshëm dhe nuk bën dot një analizë të situatës. Le të kujtojmë që para dy ditësh një tjetër pacient vrau veten në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ndërkohë që kjo ngjarje e rëndë po ndodhte kjo ministre bënte propagandë tek “ERTV” sesa i bukur qenka bërë materniteti. Kjo është një turp! Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen është rasti i 5-të që ndodh.”- theskoi Balliu

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Nga Arber DALMATI- Zotin Aristotel Spiro, Profesor ne filologji nuk e njoh as nga afer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − two =