Home / Aktualitet / Balla optimist: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre, të votojnë

Balla optimist: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre, të votojnë

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla është shprehur optimist me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e sotme.

Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodiana Lala, ai tha se me këtë pjesëmarrje duhet të kishte qenë i 9-ti në listën e PS-së.

Mes të tjerash ai tha se në këto 100 orët në vijim pritet që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, për të ushtruar të drejtat e tyre.

“Dita ka qenë shumë e qetë. Në 5500 qendra votimi, nëse në 5-10 % s’do e quaja problem problematikën e pajisjes elektronike. Jemi në një situatë normale. I falënderoj qytetarët e Elbasanit, të të gjithë qarkut, për pjesëmarrjen që është sipas pritshmërive tona. Në 100 minutat në vijim besoj se pjesëmarrja të jetë më e lartë. Unë ftoj tanët që të përdorin të drejtën e tyre. Nga ana e PS janë respektuar rregullat e vendosura nga KQZ. Kam dhënë porosi që mbështetësit e PS dhe kandidatët të mos qëndrojnë pranë qendrave të votimit. Të vetmit që janë shtyrë në qendrat e votimit vijnë nga krahu tjetër. Nga ana e PS nuk ka pasur shkelje të vendosur nga KQZ. Prej këtij momenti presim që të mbyllet procesi i votimit me kujdes. Shpresojmë që nesër në këtë për të kemi rezultatin për partitë politike. Me këtë pjesëmarrje duhet të kisha qenë i 9-ti. Pritshmëria është në nivelin e pritshmërive tona. Pjesëmarrja do të shkojë mendoj në të njëjtin nivel prej 160 mijë votuesish siç ka qene në 2017. Rreth 47 % mendomë se do jetë pjesëmarrja. “, tha Balla.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 11 =