Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një foto të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kositur barin në oborrin e një zonje në Mollas të Cërrikut.
Numri dy i PS, Balla e ka shoqëruar foton me thënien e Çajupit: “Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”, ndërkohë që dhe siç shihet sasia e korrit e barit nuk është dhe aq e madhe.
Teksa e shohim prej disa vitesh në Kuvend, Balla duket ti ketë harruar punët e fshatit, gjithnjë nëse ia ka marrë atyre dorën kur jetonte në vendlindjen e tij.
Balla e ka shoqëruar foton e postuar me një shprehje të Çajupit, që thotë se burrar rrijnë në hije, ndërsa gratë punojnë.
“FOTO E DITËS! Siç thoshte Çajupi “Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!” “, shkruan Balla në postimin e tij në rrjetet sociale.
Në fushatën për zgjedhjet e Prillit, Balla do të jetë i angazhuar në qarkun e Elbasanit, ku pritet të jetë dhe në krye të listës së socialistëve.