Home / Aktualitet / Balla komenton deklaratat e Fatos Nanos: PD dhe LSI janë aq të vetmuara sa edhe…

Balla komenton deklaratat e Fatos Nanos: PD dhe LSI janë aq të vetmuara sa edhe…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 25 Prillit PS e ka  Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, duke patur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata”, tha Balla.

Sipas Ballës, viti politik ka nisur njësoj me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve.

“Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë me Petrit Vasilin me sms nga Presidenca.

Ne socialistët shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill”, deklaroi Balla.

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + three =