Home / Aktualitet / Balla: Fleta e votimit e thjeshtë, PD- LSI penguan votën e emigrantëve

Balla: Fleta e votimit e thjeshtë, PD- LSI penguan votën e emigrantëve

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla pas takimit me kreun e misionit të OSBE-ODHIR-it në vendin tonë ka dhënë një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Balla ka theksuar se tashmë me ndryshimin në kodin Zgjedhor, shqiptarët kanë mundësi që të mos votojnë vetëm partinë por edhe kandidatin tashmë. Më tej, ai u ndal tek fleta e votimitpër të cilën tha se duhet të jetë sa më të thjeshtë, që të eleminojë mundësitë  për vota të pavlefshme.

 “Kuvendi i Shqipërisë brenda një kohe shumë të shkurtër arriti t’i transformojë këto marrëveshje në kuadër zgjedhor. Falë ndryshime kushtetuese këto zgjedhje janë të parat ku qytetarët do votojnë jo vetëm për partinë, por edhe kandidatin. Është e domosdoshme që Komisionieri, KQZ të përmbyllë fletën e votimit, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’iu jepet mundësia të kuptojnë një fletë votimi sa më të thjeshtë, një fletë votimit që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme.

Ky është një vlerësim që buron nga rekomandimet e kahershme të ODIHR-it, sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve të bëjnë një fletë të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfekt. Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë e madhe votimit bën që partitë e vogla të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit.

Kjo historia që PD krijoi me atë numrin e pafundëm të kandidatëve një histori që ka krijuar vonesa të pakuptimta. Matematika është e qartë. Nuk ka mundësi që LSI e kupton kodin zgjedhor si ne, ndërsa PD si 7×7, 42”, tha Balla.

Gjithashtu, Balla theksoi se PD dhe LSI duhet të mbajnë përgjegjësi për pendgimin e votës së emigrantëve.

PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjegjësi të plotë pengimin e një hapje që mund të ishte ndryshe për votën e emigrantëve”, ka thënë Balla./Opinion.al

Check Also

Meta-Ramës: Merri të gjithë të fortët me vete dhe më dil përballë

Presidenti Ilir Meta fton në përballje televizive, mbrëmjen e sotme, kryeministrin Edi Rama. Përmes një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =