Home / Aktualitet / Balla deklaroi se të hënën nisin procedurat për shkarkimin e Metës, përgjigjet Presidenca

Balla deklaroi se të hënën nisin procedurat për shkarkimin e Metës, përgjigjet Presidenca

Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se Partia Socialiste do të nisë ditën e hënë procesin e shkarkimit për Presidentin Ilir Meta.

Në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Taulant Balla deklaroi se nuk prisnin që Ilir Meta ta mbante fjalën për të dhënë dorëheqjen nëse Partia Socialiste do të fitonte 71 mandate.

Në këtë mënyrë, pasi ka marrë 61 bashkitë në vend, ka siguruar mandatin e tretë radhazi, Partia Socialiste nuk mjaftohet me kaq duke kërkuar kështu dhe postin e Presidentit të Republikës.

Ky reagim i Ballës vjen pasi Tedi Blushi deklaroi në emër të Metës ditën e sotme se Presidenti nuk do të japë dorëheqjen sepse dihet që Rama nuk fitoi zgjedhjet në mënyrë demokratike.

Më herët ditën e sotme, në një tjetër reagim, Blushi tha në emër të Metës që Presidenti do të rikthehet te LSI në 24 korrik 2022.

Zëdhënësi i presidentit Meta, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Balllës, duke e etiketuar si ‘Tao’ dhe duke i bërë me dije se nëse afrohet do të marrë përgjigjien që meriton.

“Tao Tao AFROHU AFROHU!
Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”- shkruan zëdhënësi presidencës Tedi Blushi.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + sixteen =