Home / Aktualitet / Balerini Ledian Agallijaj nxjerr zbuluar Shkollën e Baletit

Balerini Ledian Agallijaj nxjerr zbuluar Shkollën e Baletit

Balerini Ledian Agallijaj në një prononcim për Faxweb.al, ka folur në lidhje me situatën e baletit në vendin tonë, të cilën ai e cilëson si të mjerueshme ndërsa nuk është përmbajtur dhe ndaj profesionistëve mediokër të fushës së tij.

Deklaratat e tij të disa ditëve më parë se disa pseudogazetarë prezantojnë me termin balerinë disa individë që në fakt nuk mund të jenë më shume sesa striptistë duket se kanë bërë jehonë në ‘botën artistike’ të Tiranës.

Por si për ironi, pak ditë pas kësaj deklarate Shkolla e Baletit, përmes një postimi në facebook, për të lartësuar vlerat e tij ka publikuar emrin e koreografit Gentian Doda duke e prezantuar si një nga talentet të dalë nga kjo shkollë e që më pas ka provuar suksesin ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë çështje balerini Agallijaj zbulon anën tjetër të medaljes, ku sipas tij ky është një deformim i së vërtetës nga Shkolla e Baletit, pasi balerini në fjalë ka studiuar për një vit aty dhe më pas është transferuar në shkollën Koreografike te Ajzerbaxhanit, me pedagog babain e tij Pëllumb Agallijaj.

Fola hapur para disa ditesh per gjendjen e mjerueshme qe eshte katandisur baleti tek ne. Ju futa jo pa dashje kesaj nisme, pasi e dija shume mire se nese nuk e bej une, keshtu nuk do e besh as ti dhe as dikush tjeter.

Dhe ne fund, perfundimi do ishte i ndjere per te gjithe ata qe e vleresojne artin dhe e dine shume mire rendesine e tij, sikurse une. Me besoni qe te jesh ne vendin tim, duke pranuar te vertetat e hidhura te ketij realiteti, eshte shume here me e dhimbshme sesa te jesh ne pozitat e atyre qe e kane ne dore permiresimin dhe prape se prape  duartrokasin si “spektatore shfaqen e rrenuar nga deshtimi profesional” qe kane stisur vete.

Dhe kete e bejne me pafytyresine e nje krenarie te turpshme! Ne vend qe te ulnin koken dhe te permiresoheshin pas kritikes sime, perkundrazi, e ndjene aq shume rrezikun saqe pretenduan menjehere te mernin merita te pa qena duke vjedhur punen dhe djersen e tim eti. Miq, nuk po ju besoja syve kur lexoj nje shkrim ne Facebook nga institucioni zyrtar i Shkolles se Baletit, ku mburrej per arritjen e njerit nga balerineve te saj me te mire i cili ka arritur majat e suksesit jashte. Bravo!!!Urime!!!

Me falni, po ke mashtroni? Ke doni te merrni per te marre? Kujt i hidhni hi syve? Me vjen shume keq, por nuk ju shkon per shtat juve djersa e babait tim! Harroni ju “te nderuar” qe une perpara se te flas mbaj pergjegjesi te plote per cdo fjale qe them dhe e kam studiuar me imtesi cdo histori te gjithkujt qe ka lidhje me fushen time, baletin?!

Ky nxenes, qe ju po i vete-merrni te gjitha keto merita, ka studiuar vetem nje vit me Shqipëri dhe me pas eshte edukuar ne Shkollen Koreografike te Ajzerbaxhanit me pedagog babain tim Pellumb Agallijaj. Pra nxenesi ne fjale eshte me diplome ruse dhe  jo shqiptare nga shkolla juaj e baletit. Ju po vidhni hapur punen e babait tim, dhe une nuk e mbaj dot mbi supe kete peshe. 

Kjo eshte mese e tepert. Ja kush jeni ju! Ja si keni perfunduar! Keshtu ne vend qe te zbardhni figuren dhe punen tuaj, ju vetem se perforconi me shume gabimet tuaja te patolerueshme!!! Boll me! Akoma nuk u ngopet?! Turp!”-shprehet Agallija.

Postimi i Shkollës së Baletit:

Eshte kenaqesi, sa here sheh te hyjne ne dyert e shkolles, nxenesit tane qe jane rritur profesionalisht dhe jane edukuar ne kete shkolle, talenti i te cileve po shkelqen sot neper bote.Nostalgjia per shkollen,mesuesit ,u lexohet ne sy.

Dje per mua ,mesuesit dhe nxenesit e shkolles ishte nje sadisfaksion i veçante ardhja e koreografit Gentian Doda ,me nje fame te jashtezakonshme ne trupat e kompanite me te famshme te baletit,me te njohurat e me prestigjiozetne bote.

Master Class qe zhvilloi me nxenesit tane ishte i nje niveli klas e bashkekohor dhe teper dinjitoz ,me parametra te tille, qe cilindo nga ne do ta bente krenar per punen kembengulese dhe perkushtimin inteligjent ndaj baletit.

E falenderoj nga zemra me shume sinqeritet,sepse puna e tij eshte respekt dhe krenari per veten dhe shkollen qe e lindi dhe investimi i tij dhe menaxhimi i inteligjences e kane ngritur ne majat ,ku gjithkush deshiron t’i arrije.Deshira per t’u dhene nxenesve tane nga eksperienca e tij tregon se:

“Zogjte nuk e harrojne folene” dhe kthehen per te treguar dashurine dhe mirenjohjen e tyre.I shprehim edhe ne mirenjohjen tone Gentit,nxenes dhe mesues.E falenderoj personalisht me zemer. Drejtore Blerina Arbana.(F.M/Faxweb)

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 13 =