Home / Kulture / Balada e nje kitare…

Balada e nje kitare…

Nga Vitore Stefa LEKA-

Para disa kohesh pata mysafire ne familjen time Lavdie Qesarin dhe djalin e saj violinistin e shquar krahasuar nga Pipo Bado si Paganini i ri Olen QEsarin Takimi me ta, me solli te rijetoje nje kujtim te vecante dhe te dhimshem.., te cilin po perpiqem ta pershkruaj per ju Kur e pash me kitarren ne doren e lavdies,u stepa, u keputa dhe ndjeva nje te kuq qe me nxehu fytyren , pastaj me ftohen djerse emocionesh …Kitarra!!!??.. Atmosfera e krijuar aty ne taracen time , kenga me zerin melodioz te vajzes time Madit , e qeshura nga barsoletat po te Madit, me ndihmuan ta mbledh pak veten Ku e ke gjetur kete kitare druri qe i mungon dhe nje tel “nota fa?”-me pyeti Lavdija dhe si nuk mori pergjigje , duke i rene lehte telave tha -do t’ja dalim edhe keshtu,, Nuk i ktheva pergjigje po ja ngula syte gishtave te saj tek krijonin melodi, syte mu mbushen me lote, dhe humba ne mendime Kujtova ate nate kur tre djemte hyne njeri pas tjetrit ne shtepine time dhe ai me i shkurtri Ruzhda, me kitaren e drurit ne dore Ishte mesi i vitit 1998 Nje mik me tha ne telefon “Vitore e di qe ke njerez te tjere ne shtepi por na e bej hallall per nja dy dite ..hape zemren tende te madhe i kemi cuna pa pretendime ” Akulli i druajtjes u thye menjehere kur ne shtepin time erdhi i respektuari dhe i nderuari profesor Engjell Koliqi Erdhi ,pas nje tubimi qe kishte pasur ne Trevizo , u kthye dhe ne Trieste ku u takua me shume familje Kosovare te ardhura nga lufta, qe ne ate periudhe u ka ndenjur prane e i ka ndihmuar me te gjithamundesite, ashtu si ka bere gjithnje , e jo vetem ne Rome po ne gjithe qytetet e veriut te Italise ku dyndja ishte me e madhe Ndihma jepej nepermjet institucioneve Qeveritare , jo qeveritare Caritasit por dhe me fjalet tona balsam , per shèpirtrar e vrare e te shokuar nga tmerret e lufts Engjelli per nje moment shtangu kur pa gjithe ata djem te rinje por ata e njohen menjehere , gazetarin e tyre qe jepte lajmet e luftes dhe akualitetin Kosovar per cdo dite Ate nat ndenjem deri vone e Ruzhda tregoi se kisht emigruar per arsye ekonomike prej shume vitesh ne Gjermani Atje ishte rregulluar mire me dokumenta e me grupin e tij orkestral Po “Atdheu na theret” eshte mbi te gjitha e i lash te gjitha per t’ju pergjegjur kesaj thirje Me kete kitare kam dal nga Kosova Kam pas shume deshire me kendue me pas grupin tem po… Eh sa enderra ka njeriu qe nuk i realizohen e ti coj deri ne fund Ne Gjermani e lash nje kitare elektrike dhe kur kthehesha ne shepi i lodhur nga puna e gjeja clodhjen ne te Bashke me djemte ishte dhe Agron kryeziu dhe ai muzikant6e , kitarist nga Theranda Per te krijuar nje tjeter ambjent desha tu them po he kapeni njehere kete kitaren por ata ishin futur aq shume ne bisede me Engjellin sa me erdhi keq ti nderprisja Bisede pas bisede kaloi nata Engjelli iku ne mengjes heret duke me falenderuar per pjaten e makaronave si dhe per djemte e strehuar Qesha dhe i kujtova se aq i lodhur ishe sa spo kuptoje qe po te zinte gjumi me pjaten e makarobnave ne dore aty ne kolltuk ku ishe ulur.. Me djemte u miqesova shpejt! Ato pes dite qe qendruan te une u beme si familje Ruzhdiu dhe Shpejtimi ishin me te afruar , me komunikues , megjithese na behej shpesh si perkthyes Agroni , me qe shume fjale ne dialekt nuk i kuptoja Kjo krijonte dhe humorin qe e kishte ne maje te gjuhes Ruzhda Ty te kena shkollar? i thosh Agronit.. Agroni ishte natyre shume e mbyllur por shume i dashur me te gjithe Sot jeton ne Viene , ku ka dhe grupin e tij artistik Vjen t eme takoj shpesh madje para nje viti mora pjese ne dasmen e tij Ruzhdiu me ndihmonte shume dhe ne guzhine Sa ngrihesha te pregatisja ndonje ushqim sipas takatit, me thoshte Vij dhe une te ndihmoj Me tregonte per nene e tij qe kishte dy vjet pa e pare dhe qe i mungonte shume Shpesh kur kthehsha nga puna e gjeja me kitarre ne duar duke i rene dhe me nje hije trishtimi ne fytyre.. ja keshtu mendoja me vete tek shija Lavdijen qe i vallzonte kitarra ne dore…Pastaj?? Eh.. pastaj… Vazhdim..

Check Also

Pse me znj. Jozefina Topallin si pjesë e Lëvizjes për ndryshim? Pse? Si?

Nga Miranda HAXHIA- A të ka ndodhur që pasi ke dëgjuar soje soje brroçkullash nen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =