Home / Kronike / Kronike / Bajo, sipërove mbi shije dhe paraardhës!

Bajo, sipërove mbi shije dhe paraardhës!

Aleksandër Çipa
Lamtumire Bajo! Pikellim eshte dita sot. U prehsh ne paqe miku im Mjeshter!!!!
Kane kaluar disa ore nga ky lajm i kobshem dhe jam ne gjendjen e mosbesimit. Ti i shtrenjti Bajo, i gatuar me cilesite dhe talentin, ke ditur te ndertosh ne jeten e pamjaftueshme fizike, paharresen tende te perhershme. Do te endemi ne dite e vite te ardhme, do te stepen e ndalen ne kohen e ardhme gjenerata artdashesish dhe njerezit me sy e shije, per te leshuar pashmangshmerisht pohimet levduese dhe nderimin per punet e tua.
Nuk e di se si mund “te te kyçe” dheu ne kete moshe o Mjeshter versnik! Padrejtesi. E bere diferencen, si artist, shume heret me shume paraardhes dhe pasardhes te tu. Si i talentuar dhe me heshtjen e talentit siperove mbi shije dhe mbi levdime te zakonta. Nuk e plotesojme dot kurre portretin tend me fjalen si materien e duhur, kur perballemi dhe sjellim ne kujtese ate finese e sharm si prej shkolles se famshme Italiane e me gjere te skulptures. Kete art e talent e mbartin sepse ua dhe, punet e tua te shkelqyera gjer ne ardhmerite e pafundme.
Si mik, shok dhe adhuruesi yt prej dekadash, jam sot ne pikellimen e ndarjes se papritur. Ah! Kjo eshte ndarja jone e pazhbeshme! Jam ende ne gjendjen e pabesueshmerise se nuk do shkembehemi me neper rruget e ish-Bllokut, nuk do me kerkosh nje foto- portret te tim Ati, nuk do flasim me per shkrimin e fundit per ty nga Lad Myrtezaj etj., etj.
Bajo i dashur. Qyteti yne Gjirokastra, sot ka nje artist me pak. Por fatkeqesia eshte edhe me e madhe, sepse ti je Artisti yne i nderprere ne moshen me te bukur dhe me frytdhenese te krijimit. Per shume arsye, Bajo i dashur, je artisti i nderprere i skulptures shqiptare. Ne kohe te kohes qe do te jemi, do te te kujtojme e do te te levdojme si artistin qe kishim dhe na u nderpre parakohshem per gjithe dhimbjen. Me lot ne sy e ne shpirt per ty, Mjeshtri mendjebukur i qytetit tim. Ashtu siç do te te… kemi, Bajo!

Check Also

Babai mbeti i vdekur dhe i biri u plagos, 5 persona vihen në pranga në Durrës

Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për ngjarjen e rëndë te ndodhur mbrëmjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + ten =