Home / Sport / Bajerni ka harruar të fitojë, Eintracht Frankfurt rezulton tepër i fortë në shtëpi, rihapet kampionati gjerman

Bajerni ka harruar të fitojë, Eintracht Frankfurt rezulton tepër i fortë në shtëpi, rihapet kampionati gjerman

Është rihapur sërisht kampionati gjerman, pasi Bayern Mynchen është mposhtur këtë të shtunë nga Eintracht Frankfurt, në shtëpinë e këtij të fundit, me rezultatin 2:1.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Bayern nuk arrin të fitojë në kampionat, duke bërë që rivalët e tij për titull t’i afrohen.

Në vendin e dytë është aktualisht Leipzig, i cili ka 5 pikë më pak se Bayern, por ka një ndeshje për të luajtur ditën e nesërme.

Edhe vetë Frankfurt është ngjitur goxha në renditje, duke numëruar 42 pikë pas 22 ndeshjesh të luajtura, vetëm 7 pikë më pak se bavarezët e vendit të parë.

Në këtë mënyrë, gara për t’u shpallur fitues i këtij sezoni është rihapur sërish.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Habit Gonzalo Higuain, argjentinasi shfaqet në stërvitje më i plakur se kurrë(FOTO)

Pas 13 vitesh të kaluara në nivelet më të larta të futbollit evropian, Gonzalo Higuain …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − sixteen =