Home / Histori / Babai dhe djali

Babai dhe djali

Enrik Mehmeti/

Djali: “Babi, a mund të bëj një pyetje”?
Babai: “Po biri im, çfarë ka”?
Djali: “Sa lekë fiton ti për një orë pune”?
Babai: “Tani, unë mendoj se pyetje të tilla, akoma nuk kanë interes për ty. Përse e bën këtë pyetje”?
Djali: “Unë thjesht, vetëm dua ta di. Të lutem, të lutem babi, më thuaj sa lekë fiton për një orë”?
Babai: “Ok, nëqoftëse ti duhet ta dish, patjetër, unë fitoj 50 Euro”.
Djali: “Faleminderit babi (ai uli kokën). A mund t’më japësh 25 Euro borxh”?
Babai: (i zemëruar).
“Pra, kjo qenka arsyeja që ti ngule këmbë për përgjigjen? Ti do të holla nga unë për të blerë disa lodra ose gjëra të tjera të pakuptimta. Jo kështu miku im. Marrsh në dhomën tënde dhe futja gjumit në krevat! Ti, në të vërtetë, po më bën të mendoj, se dëshiron të jesh një egoist. Unë punoj çdo ditë jashtëzakonisht shumë, punoj fort dhe në darkë duhet të pres prej teje pyetje të tilla, të pacipta”.

Djali i vogël shkoi në heshtje në dhomën e tij të gjumit dhe mbylli derën.
Babai po mendohej thellë dhe sa më shumë që mendohej për pyetjen e të birit, aq më shumë mërzitej.
“Siç duket, djalit tim i mungon diçka, ose më bën pyetje të tilla për t’më marrë disa parà”!
Kaloi më shumë se sa një orë, derisa babai u qetësua dhe filloi të mendojë përsëri.
“Ndoshta këtu ka diçka të rëndësishme, që djalit tim i nevojitet patjetër. Ai pyet shumë rrallë për paratë. Në fakt, ai nuk ka kërkuar kurrë parà. Ndoshta ai ka vërtetë nevojë për 25 Euro. Ndoshta unë e lëndova atë”.

Pas një ore, babai shkoi në dhomën e djalit të vogël, hapi derën dhe u fut brenda.
Babai: “Ke fjetur tashmë, biri im”?
Djali: “Jo, babi, jam ende zgjuar”.
Babai: “Shiko këtu, unë jam menduar edhe njëherë thellë për gjithçka. Ndoshta unë u tregova pak i rreptë me ty. Ishte një ditë e ngarkuar dhe e lodhshme për mua. Unë po punoj për të bërë gjithçka për ty. Këtu ke 25 Euro, për të cilat ti m’u lute mua. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi midis nesh”.
Djali, i mori paratë, buzëqeshi dhe ju drejtua të jatit: “Faleminderit babi”.
Djali i vogël futi dorën nën jastëkun e tij dhe nxorri disa monedha të tjera të vogla, që i kishte mbledhur nga kursimet e tij. Babai e pa se djali i tij, kishte fshehur paratë nën jastëk dhe u zemërua përsëri. Ngadalë dhe në heshtje, djali filloi të numërojë paratë dhe pastaj vështroi të jatin.
Babai: “Po pse dreqin kërkon të holla, kur ti paske tashmë pará”?
Djali: “Sepse unë nuk kam pasur mjaftueshëm, ndërsa tani më mjaftojnë”.

Djali: “Babi, tani unë kam 50 Euro. A mund të blej me këto pará një orë nga koha jote e punës? Babi të lutem, kthehu nesër më shpejt nga puna. Unë dua që të hamë një drekë sëbashku, me kënaqësi”.
Babai u rrëzua në dysheme. Ai nuk e priste kurrë një përgjigje të tillë. Ai ishte tronditur, trazuar dhe mandej ishte kthjelluar. Ai u ngrit në këmbë, e përqafoi të birin, e ngriti lart në krahët e tij dhe me sy të përlotur, i kërkoi falje djalit të tij të vogël.

Kjo është një histori reale për babain dhe djalin e tij të vogël. Një histori e madhe për të gjithë ne, për të gjithë ata, që gjatë jetës së tyre, punojnë shumë, punojnë fort dhe me orë të gjata. Ne nuk duhet të lejojmë, që në jetën tonë të trazuar, të na mungojë ajo që është me të vërtetë shumë e rëndësishme:
Njerëzit, të cilët ne i duam!

Check Also

Tri dëshirat e fundit të Lekës së Madh

Në prag të vdekjes Leka i madh thirri gjeneralët e tij dhe ua bëri të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =