Home / Editorial / AUTONOMI SPITALORE NË MANDATIN E TRETË, PREMTIM APO MASHTRIMI I EDI RAMËS

AUTONOMI SPITALORE NË MANDATIN E TRETË, PREMTIM APO MASHTRIMI I EDI RAMËS

Autonomia spitalore u përmend, pak ditë më parë, nga kryeministri Edi Rama si një peng i parealizuar për tetë vitet e ikura të qeverisjes së tij dhe si një arsye për realizimin e të cilës i duhet edhe një mandat i tretë, në 26 maj. Sa të vërtetë ka në këtë “pengmbetje” të Kryeministrit dhe çfarë është autonomia spitalore e premtuar prej tij? 

Nga Erion DASHO * –

Për miqtë që nuk janë mjekë, kjo do të thotë se qeveria heq dorë nga marrja e vendimeve për llogari të spitaleve dhe i lejon ato të marrin vendimet e veta për punësimet, menaxhimin e buxhetit, organizimin e punëve dhe për këtë i përgjigjen vetëm ligjit, rregullave të shtetit dhe një bordi të pavarur.

Në teori, shkëlqyer! Mirëpo le të shohim se ç’ndodh në praktikë!

Me ligjet e sotme të “boratëve” për të transferuar një infermiere, nga një fshat në një tjetër, duhen ndjekur këto hapa;

Hapi i parë: infermierja i bën kërkesë përgjegjësit ose drejtorit të shëndetësisë së rrethit.

Hapi i dytë: drejtori i rrethit i dërgon kërkesë operatorit rajonal të shëndetësisë!

Hapi i tretë: operatori rajonal i dërgon kërkesë operatorit kombëtar!!

Hapi i katërt: operatori kombëtar i dërgon kërkesë ministrisë dhe transferimi firmoset nga vetë ministri i shëndetësisë!!!

Hapi i pestë e tutje: rripi i transmetimit lëviz mbrapsht deri tek infermierja.

Pra, për të transferuar një infermiere nga një fshat në tjetrin duhet firma e ministrit të shëndetësisë!

Kjo nuk ndodhte as në komunizëm, megjithëse atëherë ishte deklaruar se sistemi shëndetësor organizohej sipas modelit të centralizuar sovjetik “Semashko”. Kaq mjafton për të kuptuar se shëndetësia shqiptare sot është më e centralizuar edhe se shëndetësia në kohën e Enverit!

Para tetë vjetësh, “Borati” premtoi sistemin anglez dhe riktheu sistemin sovjetik! Premtoi shëndetësinë e Blerit dhe risolli atë të Enverit!

Sot premton pa pikë turpi se do të vendosë autonomi spitalore në mandatin e tretë!

Ta ketë seriozisht vallë?!

Dhe a duhet besuar?!

*  Autori shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

Check Also

The Beating of Rasic’s Son and ‘Discipline of National Back’

The beating of Nenad Rasic’s son was not an excess of a group of young …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 8 =