Home / Aktualitet / Automjeti përfshihet nga flakët në mes të kryeqytetit, policia jep detaje

Automjeti përfshihet nga flakët në mes të kryeqytetit, policia jep detaje

Policia e Tiranë njofton se pak minuta  një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje mbrapa “Muzeut Kombëtar”,  pasi dyshohet se shkaku të ketë qenë nga një  shkëndije elektrike.

Sipas forcave blu automjeti i cili është në pronësi të shtetasit me iniciale K.V ka marrë flakë në lëvizje ndërkohë që në të ka pasur edhe një pasagjer shtetasin me inicialet, E.G. Njoftohet se nga zjarri i shkaktuar ka pasur vetëm dëme materiale të mjetit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja për të shuar zjarri. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e ngjarjes së ndodhur në kryeqytet pasditen e sotme. –

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarje

Check Also

Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Nga Arber DALMATI- Zotin Aristotel Spiro, Profesor ne filologji nuk e njoh as nga afer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 4 =