Home / Aktualitet / Automjeti del nga rruga në Cakran, raportohet për 1 të vdekur

Automjeti del nga rruga në Cakran, raportohet për 1 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Cakran, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti ka humbur jetën një person, identiteti it ë cilit nuk dihet ende.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + thirteen =