Home / Aktualitet / Automjet del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit, shkëput energjinë elektrike

Automjet del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit, shkëput energjinë elektrike

Një aksident është regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Prrenjas-Qaf Thanë në fshatin Urakë, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e linjës së tensionit 6Kv te fiderit 9 nënstacioni i Prrenjasit.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në këtë aksin rrugor ka shkëputur energjinë elektrike pranë Doganës Qafë Thanë.

Sipas burimeve mësohet se drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën, ku nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë dhe grupi i OSHE-së i Librazhdit të cilët po punojnë për të rikuperuar dëmtimet e krijuara nga aksidentit dhe sjellja e energjisë elektrike.

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + fourteen =