Home / Bota / Australia në “shtetrrethim”, shënon rekord vdekjesh nga koronavirusi

Australia në “shtetrrethim”, shënon rekord vdekjesh nga koronavirusi

Australia sot njoftoi një rekord ditor, me 25 vdekje nga coronavirusi, të gjithë në Victoria ku Melbourne po hyn në javën e tretë nën “shtetrrethim”.

Sipas mediave të huaja, 25 vdekjet e reja tejkalojnë nivelin e mëparshëm prej 21, të mërkurës së kaluar, duke çuar totalin e Australisë nga 396 në 421.

Shefi i mjekëve në Australi paralajmëroi sot se ‘është plotësisht e mundur’ që rekordi të rritet përsëri pasi shpërthimi vazhdon në Victoria.

Sidoqoftë, shteti pa vetëm 282 raste të reja nga afro 16,000 rezultate provash në 24 orët e fundit.

Ndryshe, Melbourne ka qenë nën kufizimet më të ashpra të Fazës 4 që nga 2 gushti, me një shtetrrethim në vend nga 8 i mbrëmjes në 5 të mëngjesit.

Jashtë qendrës së Melburnit, nuk ka një kufizim të tillë, por njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Check Also

Udhëheqësi i shumicës në Senat bën me dije kur fillon procesi pas dorëzimit të akuzës të hënën

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të shkurtit, tha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 4 =