Home / Sport / Australia fitore të trefishtë olimpike, siguron të drejtën e pritjes së Lojërave më 2032

Australia fitore të trefishtë olimpike, siguron të drejtën e pritjes së Lojërave më 2032

Kandidaturë rivale nuk pati, kështu që fitoi e vetmja kandidaturë zyrtare. Pra, Olimpiada dhe Paraolimpiada e vitit 2032 do të zhvillohet në Brisbane, në Australi dhe pas sesionit të 138 të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të mbajtur në Tokio erdhi dhe lajmërimi zyrtar. “E dimë se çfarë shërben për t’iu ofruar Lojërave suksesin”, ju tha nëpërmjet një lidhjeje video kryeministri australian Skot Morrison anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Australia do të presë në këtë mënyrë Lojërat Olimpike për herë të tretë në histori, pas Melbourne -1956 dhe 32 vjet pas Sidney-2000 vjen Brisbane-2032. Një zgjedhje që ndryshon edhe sezonin e Lojërave duke qenë se për Olimpiadën e 35-të do të garohet gjatë dimrit, dhe jo në verë siç ndodh tani në Hemisferën e Veriut. I kuptueshëm entuziazmi i delegatëve australianë që ndodhen në Tokio. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme , deklaroi Riçard Kolbek dhe Adrian Shriner,- po punojmë prej shumë vitesh për këtë projekt, dhe sot për ne është si të prekim qiellin me dorë. Ne kemi gati shumë struktura dhe të tjera do të realizohen.

Por duke patur parasysh edhe buxhetin tonë besoj se zgjedhja e Brisbane është e duhura pasi i kemi bërë mirë llogaritë dhe kemi një buxhet në linjë me mundësitë tona. E dimë se me çfarë vështirësish përballemi por jemi gati”, theksoi një nga zyrtarët e sportit të Australisë. Ndërkohë, garat e Olimpiadës së Tokios kanë nisur, edhe pse ceremonia e hapjes së Lojërave do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme, pra të premten. Kështu, futbollistet e Suedisë kanë befasuar Përfaqësuesen e SHBA-së, në ndeshjen e parë të turneut olimpik që u luajt të mërkurën në Tokio. Në duelin e Grupit G, Suedia triumfoi me rezultatin 3:0 ndaj amerikaneve, që konsiderohen favorite për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në fakt, SHBA-ja është kampione e botës në fuqi dhe ka të fituara katër medalje të arta olimpike (1996, 2004, 2008, 2012).

Për amerikanet është humbja e parë pas një serie prej 44 ndeshjeve në Lojërat Olimpike. Te Suedia, Kosovare Asllani ishte startuese dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Stina Blackstenius (25’, 54’) dhe Lina Hurtig (72’), shënuan për fitoren dhe startin bindës të Suedisë në turneun olimpik. Ndeshjen e dytë të Grupit G, Suedia e luan të shtunën kundër Australisë derisa në të njëjtën ditë, SHBA-ja përballet me Zelandën e Re. Ndërkohë, me fitore turneun olimpik e ka nisur edhe Britania që në ndeshjen e parë të Grupit E, triumfoi ndaj Kilit me rezultatin 2:0.

Check Also

Shqipëria parakalon në Olimpiadë, flamuri kuqezi valëvitet nga Gega dhe Calja

Në Tokio ka nisur parakalimi i shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Shqipëria ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + eight =