Home / Aktualitet / “Atje është tamam si ferr!”/ Pacienti me COVID-19 flet për situatën tek Infektivi

“Atje është tamam si ferr!”/ Pacienti me COVID-19 flet për situatën tek Infektivi

Edmond Mara, një pacient që luftoi koronavirusin pasi u shtrua në spitalin Infektiv ku thotë se jeta iu bë më e lehtë nën përkujdesjen e mjekëve, ka folur me detaje për gjithçka përjetoi.

Në një intervistë për Fax News, tregoi se qëndroi 6 ditë në spital ku shprehet se situata është e rendë dhe i bën thirrje të gjithëve që të zbatojnë masat sepse rreziku është i madh.

“Atje është një situatë e rendë dhe ashtu e kupton me ca përballesh. Atje është mister që nuk e di, lufton me jetën. Por ka tmerr, është tamam si ferr. Dëgjon lloj lloj dhimbjesh, njerëzish që përpëliten për jetën.

Atje bëhet gjtihçka e mirë por është problematike se shtyheshin rastet përditë dhe shumë prej njerëzve nuk arrinin të bënin tamponin, vinin atje ndoshta dhe në gjendje më të rendë se unë dhe nuk pranoheshin se nuk kishin bërë tamponin. Dhe nuk mundesh që njerëz të shëndoshë ti fusësh në një vend ku të tjerët ishin të infektuar”, tha Mara.

Pacienti sqaroi se në spital ka mjekë të mirë që shfaqin tepër kujdes për pacientët dhe trajtimi mjekësor është i njëjtë me atë në botë.

“Por pjesa tjetër ishte pozitive. Ka organizim të mirë. Ka profesionistë të zotë dhe në përgjithësi funksionon mirë, por nuk mjafton sepse shtohen rastet çdo ditë. Eksperienca ime është pozitive se u trajtova mirë, por dua të siguroj shqiptarët se janë të vërteta, biles shumë më tepër se aq. Është një situatë e tmerrshme shëndetësore. Nuk dihet nga cili drejtim merr.

Dikujt i merr frymën, dikujt i krijon trompoza. Kolapse nga zemra, krijon klinika të jashtëzakonshme, por trajtimi nuk ështgë 100% rezultativ sepse ka organizëm që është i vështirë të luftohet. Protokolli i trajtimit është i njëjtë si në Amerikë dhe vende tjera. Edhe personeli është i trajnuar”, tha Mara./faxweb

Check Also

Pas kërkesës së MEPJ, Google rregullon emërtesat në hartën e Shqipërisë

Kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për rregullimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =