Home / Kulture / “Ati ynë qe je ne qiell… Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit!”

“Ati ynë qe je ne qiell… Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit!”

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amë
Duhet festuar kjo ditë më shumë nga ne, një ditë për një Gjuhë që ka kaluar një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh.
Por që për hir të rastësisë ose një grusht njerëzish, shpëtoi, mrekullisht ja doli!
Një gjuhë, mungesa e shkruar e së cilës na bëri të jemi vonë! Vonë në Çështje Kombëtare, kulturore, sociale e politike.
Por sot? Pasi kaloi të gjitha kërcënimet e jashtme, si për shumë gjëra kërcënimet vijnë nga brenda Kështjellës.
Nga analfabetë funksionalë jo vetem në rrugë, por mjerisht në media, administratë, parlament dhe shkurt shtet!
Gjuhë që po shtrembërohet ne shkolla dhe s’po mësohet siç duhet!
Që po kërcenohet drejtpërsëdrejti nga Neologjizma që po sjell teknologjia.
Nga shkurtesa dembele dhe të shëmtuara ” flm, skgj, klb, tdsh” gjuhës tonë rrezikohen ti shkurtohen këmbët, flatrat, tingujt dhe origjinaliteti i cili e bën pikërisht këtë gjuhë të jetë nga më të veçantat në botë!
Dhe që na bën krenarë, kemi me çfarë të mburremi dhe me të huajt! Me plot 36 gërma superiore do i quaja!
Por me anë të gjuhës ngrihet dhe shkrihet një komb! Çohet e rrëzohet!
Pra kujdes kur të flisni Shqip! Zbukurohet dhe shemtohet një njeri!
Hartohet politika e brendshme dhe jashtme!
E ëmbël është fjala, madhështore është gjuha!
Ah tinguj të âmel ka g’juha shqype!
Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!
– Poezi nga Gjergj Fishta
Nga Marjana Koceku

Check Also

Fotografi shumë të rralla, që tregojnë Notre Dame në vitet 1800

Guri i parë i Katedrales së Notre-Dame, në Paris, u vendos nga Papa Aleksandri III, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =