Home / Aktualitet / Atentati në tentativë ndaj 35-vjeçarit, pistat ku po heton policia

Atentati në tentativë ndaj 35-vjeçarit, pistat ku po heton policia

Një atentat i mbetur në tentativë është munduar të kryehet ditën e sotme, ndaj 35- vjeçarit Gjon Mena në zonën e Kamzës, në rrugën e Laknasit.

Sipas burimeve persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të automjeti tip “BMW X5”, i cili ka shpërthyer sapo Mena ka tentuar të hapë makinën.

Bëhet me dije se 35-vjeçarI është lënduar në këmbë dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Pistat e policisë janë fokusuar fillimisht tek rekordet e mëhershme kriminale që 35-vjeçari i ka patur si në Shqipëri por edhe në Francë e Itali, megjithatë nuk përjashtohet dhe ndonjë konflikt i mundshëm.

Hetuesit pasi kanë mbledhur provat materiale kanë nisur këqyrjen e tyre për të zbuluar personat përgjegjës.

Kjo kamera sigurie konsiderohet kyçe për hetuesit për të saktësuar nëse lënda plasëse është vendosur në vendin që shpërtheu makina apo diku tjetër.

Kujtojmë që 35-vjeçari Mena i njohur dhe me emrin e parë Altin Xhuxha rezulton person me rekorde kriminale, i dënuar në Shqipëri për “armëmbajtje pa leje” si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë në Itali e a Francë./Opinion.al

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − five =