Mbi 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes pas atentatit me armë zjarri ku mbetën të plagosur shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, 37 vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç.
Siç mund ta shikoni edhe në foto, mjeti është goditur në pjesë në ndryshme të tij.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe.
Shërbimet e Policisë dhe FNSH Shkodër kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Mungesa e kamerave të sigurisë në zonë e veshtirëson punën për policinë.