Home / Showbizz / Atdheu flet pas largimit nga emisioni: Antonelës i i ndryshon personaliteti kur futet në studio

Atdheu flet pas largimit nga emisioni: Antonelës i i ndryshon personaliteti kur futet në studio

Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur rreth shumë detajeve.

Para se të largohej nga emsioni Atdheu debatoi ashpër me Antonelën, duke na bërë të mendojmë se ishte ajo arsyeja e largimit të tij. Mirëpo, në intervistë ai tha se Antonela është një vajzë shumë e mirë jashtë programit, por sapo hyn në studio transformohet. Madje, ai nuk përjashton mundësinë që pas përfundimit të emisionit të mbeten miq. Atdheu tregoi se nuk ishte Antonela arsyeja e largimit nga emisioni, sepse ai kishte bërë kërkesë për largim para 2 muajsh.

“Unë nuk doja t’i nxirrja të palarat Antonelës se nëse e njeh atë jashtë emisionit është shumë vajzë e mirë. Por kur futet në emision i ndryshon personaliteti komplet nuk e di se çfarë ndodh me të. Jashtë emisionit Antonela është në gjendje të të falë zemrën, si person është i mirë”, tha Atdheu.

Check Also

Zbulohet vlera marramendase e unazës dhe orës së Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit. Me një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − five =