Home / Kryesore / Ata e dinë që unë nuk po gënjej”, Vuçiç i rikthehet kërcënimeve për luftë

Ata e dinë që unë nuk po gënjej”, Vuçiç i rikthehet kërcënimeve për luftë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kthyer sërish deklaratave për luftën, teksa ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”.

“Ata e dinë që unë nuk po gënjej. Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy”,  tha Vuçiqi për “TV Happy”.

“Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Vuçiq tutje foli për forcën e Serbisë dhe “mençurinë e racionalitetin”.

Check Also

“Turp i madh për këta drejtues”, banorët e Zagorisë ngrenë alarmin

Shoqata Zagoria, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me gjetinë e paligjshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 15 =